Rritet bilanci/ Një tjetër viktimë nga COVID në Kosovë

Rritet bilanci/ Një tjetër viktimë nga COVID…

Rritet numri i viktimave me COVID në Kosovë.

Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK ka bërë të ditur se sot ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh, (1968) nga komuna e Istogut.

Ai ishte shtruar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive më 23 Qershor, i tranferuar nga Klinika Infektive, pasi rezultoi pozitiv me COVID.

Kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë me Covid-19, sipas burimeve zyrtare.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit