"Rritet imuniteti" | Shefi i Pfizer: Njerëzit duhet të vaksinohen çdo vit!

“Rritet imuniteti” | Shefi i Pfizer: Njerëzit…

Tashmë që Omicron ka rritur frikën e popullsisë thuajse në të gjitha vendet e botës, CEO i Pfizer Albert Bourla ka bërë një deklaratë ku thekson se për të rritur imunitetin e popullsisë, njerëzit duhet të vaksinohen çdo vit.

CEO i Pfizer:

Unë nuk mund të them me saktësi se sa do të zgjasë imuniteti nga doza e tretë. Bazuar në atë që kemi parë deri më tani, besoj se do të jetë i nevojshëm çdo vit vaksinimi kundër Covid për të ruajtur një nivel të lartë të mbrojtjejes.

Ndërkohë shefi i Pfizer ka shtuar se kompania e tij po punon edhe për një vaksinë për variantin Omicron që është shfaqur në Afrikën e Jugut, por që ka nisur të përhapet edhe në disa shtete.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit