Rritet kërkesa për azil, ja vendet që preferojnë shqiptarët

Rritet kërkesa për azil, ja vendet që…

Kërkesa për azil janë rritur ku në 7 muajt e parë të vitit u regjistruar gati 5800 kërkesa nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.

Kjo shifër është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Edhe pse ka shumë aplikime, pothuajse të gjitha ato refuzohen, pasi Shqipëria renditet në listën e vendeve të sigurta.

Disa nga vendet që shqiptarët po kërkojnë azil janë: Franca për shkak të politikave lehtësuese sociale që ofron ky shtet.

Sipas të dhënave në periudhën janar-korrik në Francë kërkuan azil mbi 3 mijë shtetas. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, për 7 mujorin, aplikimet për azil drejt Francës janë dyfishuar.

Shteti i dytë është Gjermania. Për 7 mujorin kishte gati 800 aplikime, ose 15% e totalit. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë shifra është 4-fishuar.

Pas Gjermanisë renditet Italia, ku në periudhën janar-korrik 2022 kishte gjithsej 700 aplikime.

Greqia, destinacioni tjetër ku ka rreth 600 aplikime. Belgjika vijoi të mbetej në vend të katërt, me 240 aplikime gjithsej.

Më pas vjen Irlanda(20 aplikime) e ndjekur nga Suedia (75), Holanda (45).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit