Rritet ndjeshëm çmimi i naftës, shkon 245 lekë/litër

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës, shkon 245…

Bordi i Transparencës vendosi sot çmimet e reja të karburanteve. Nafta ka shënuar një rritje të ndjeshme duke u rritur me 22 lekë.

Nga 223 lekë/litri që tregtohej, me vendimin e fundit të bordit nafta do të shitet me 245 lekë/litri.

Edhe çmimi i benzinës është rritur, ku nga 198 lekë/litri që shitej, sot do të tregtohet me 204 lekë/litri. Gazi është rritur me vetëm 1 lekë/litri, nga 77 lekë në 78 lekë.

Çmimet e reja të përcaktuara hynë në fuqi sot në orën18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen tjetër të Bordit.

Ndërkohë pak ditë më parë OPEC+ njoftoi reduktimin e sasisë së naftës. Grupi I përbërë nga Arabia Saudite dhe Rusia, do të reduktojë prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë, sasi kjo e barabartë me 2% të prodhimit të përgjithshëm botëror.

Mbetet për t’u parë reflektimi që do të sjellë reduktimi i sasisë së naftës në vendet importuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit