Rritet ndjeshëm numri i borxhlinjve/ Mbi 2700 biznese futen në “listën e zezë” të Tatimeve

Rritet ndjeshëm numri i borxhlinjve/ Mbi 2700…

Bizneset e kanë nisur këtë vite mes një krize të thellë dhe pa mbështetje. Kjo ka bërë që në 4 muajt e parë të vitit, rreth 2741 biznese të futen në “listën e zezë” të Tatimeve. Për shkak se nuk kanë mundur të paguajnë detyrimet në kohë. Kjo krizë ka bërë që një për një pjesë të mirë të ndërmarrjeve të bllokohet aktiviteti.

Deri më 30 Prill 2023 janë konkretisht 30 754 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore. Ndërsa fund i vitit 2022, u mbyll me 28.013 biznese me detyrime të pashlyera. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekor është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion”, thuhet në raportin e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 10 vite më pare, të cilat ende nuk janë shlyer. Si rezultat niveli i borxheve arrin në 146.8 miliardë lekë apo 1.28 miliardë euro deri në fund të viti 2022.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit