Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja në Kosovë, asnjë vdekje në 24 orët e fundit

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja…

Është rritur numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ditën e sotme, teksa 92 raste janë raportuar, krahasuar me 70 raste që ishin një ditë më parë.

Ndryshe nga e premtja, lajmi i mirë është se ditën e sotme nuk ka pasur asnjë viktimë të shkaktuar nga koronavirusi.

Njoftimi:

31 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.

Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657.

Në total numri i rasteve aktive është 442.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit