Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me…

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 170 raste të reja me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë pas pak pritet të shpallë rezultatet zyrtare lidhur me numrin e të infektuarëve gjatë 24 orëve në mbarë vendin. Janë duke u pritur edhe disa testime nga spitalet private dhe se do të bëhen publike të dhënat zyrtare.
Kjo ministri ka kërkuar që mediat të presin rezultatet zyrtare lidhur me të infektuarit dhe të mos publikojnë shifra jozyrtare, përcjell INA.

Gjatë 24 orëve të kaluara kishte një numër rekord të të infektuarëve, edhe ate 196 dhe 8 persona që ndërruan jetë. Shifrat rekorde sërish ishin në Shkup. Ndërsa më pas radhitej Tetova si dhe komunat e tjera.

Numri total i të infektuarëve nga fillimi i pandemisë ka arritur në 3895, ndërsa 179 veta kanë ndërruar jetë. Deri tani raste aktive janë 2011.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit