Rritet në 3774 numri i viktimave nga COVID-19 në Kanada, 312 në 24 orët e fundit

Rritet në 3774 numri i viktimave nga…

Në Kanada janë regjistruar 312 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 3774 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Sipas të dhënave më të reja nga Ministria Federale e Kanadasë, numri i të infektuarve është rritur me 4664, në 59,474. Mbi 90% e viktimave dhe të infektuarve janë regjistruar në provincat Ontario dhe Quebec.

Deri tani, në Quebec janë regjistruar 31 865 raste, ndërsa në Ontario 17,553. Në provincat Ontario, Quebec, Alberta, Manitoba dhe Saskatchewan do të hapen disa kompani, të mbyllura për shkak të COVID-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit