Rritet në 55 numri i viktimave në Turqi, Erdogan viziton vendet e përmbytura nga shiu

Rritet në 55 numri i viktimave në…

Të paktën 55 persona u vranë në përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e tokës në pjesën bregdetare të Turqisë pranë Detit të Zi.

Agjencia Turke e Fatkeqësive (AFAD) deklaroi se 46 njerëz vdiqën në provincën e Kastamonu, tetë në Sinop dhe një person në Bartin.

Autoritetet kanë hedhur poshtë disa raporte se qindra njerëz janë zhdukur.

Stuhitë më 11 gusht goditën krahinat bregdetare të Detit të Zi, Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun, duke shkaktuar përmbytje që shkatërruan shtëpitë, morën të paktën pesë ura dhe dhjetëra makina, dhe i bënë shumë rrugë të pakalueshme.

Rreth 2 250 njerëz janë evakuuar në të gjithë rajonin, disa me helikopterë nga çatitë, dhe shumë prej tyre janë vendosur përkohësisht në konvikte, thanë autoritetet.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbërriti për të vizituar zonat e prekura nga përmbytjet dhe me atë rast tha se shteti do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të riparuar shpejt dëmet.

Përmbytjet, një nga më të këqijat në historinë e Turqisë, goditën provincat veriore pas zjarreve të lokalizuara në pjesën jugperëndimore të vendit, në të cilat të paktën tetë persona u vranë dhe mijëra u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit