Rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve, Maqedonia e Veriut rikthen karantinën

Rritet numri i të infektuarve dhe të…

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet fqinje më të goditura nga kornavirusi.

Pak ditë më parë Presidenti i vendit ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme në vend, teksa numri i rasteve të reja me Covid-19 dhe vīktimat kanë nisur të rriten sërish ditët e fundit.

Nga autoritetet vendase mësohet se në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar të paktën 101 të infektuar dhe katër vīktima.
Vetëm në 24 orët e fundit, janë kryer 974 teste në Maqedoninë e Veriut ku mes tyre 101 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Me këtë bilanc shtimi i rasteve të reja është regjistruar në këto zona: 59 raste në Shkup, 12 në Kumanovë, 7 në Shtip, 1 në Prilep, 5 në Tetovë, 6 në Strugë, 1 në Veles, 1 në Ohër, 1 në Kavadarci, 3 në Gostivar, 3 në Koçani, 2 në Probishtip.

Fatkeqësisht janë shënuar edhe katwr vīktima nga Covid-19, ku mes tyre është një 84-vjeçar nga Prilepi që ka vdekur në Klinikën Infektive në Shkup. Në Spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë pacient nga Tetova në moshën 75-vjeçare, i cili ishte pranuar në spital me 24 maj, jetë ka ndërruar një 71-vjeçar i cili ishte shtruar në spital me 26 maj si dhe një 58 vjeçar i cili ishte pranuar në spital më 30 maj.

Lajmi i mirë është se brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 10 pacientë me Covid-19.
Deri më tani në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë shënuar 2.492 persona të infektuar, prej të cilëve 1605 janë shëruar, por fatkeqësisht kanë humbur betejën me koronavirusin 145 pacientë. Deri më sot janë 742 raste aktive.

Prandaj për shtimin papritur të rasteve të reja dhe numrit të viktimave, autoritetet kanë marrë sërish vendimin rikthejnë karantinën në disa prej qyteteve më të mëdha në vend.

Kështu nga dita e nesërme deri të hënën në karantinë do të jenë edhe qytetet e tjera, me orare të përcaktuara policore, duke nisur nga ora 16:00 deri në ora 05:00 të ditës së nesërme

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit