Rritet numri i të rinjve që vuajnë nga shëndeti mendor

Rritet numri i të rinjve që vuajnë…

Të rinjtë e vendit tonë çdo ditë e më shumë bien në depresion për shkak të kushteve sociale të vendit, dhe shpesh mendojnë se zgjidhje e kësaj gjendje të rënduar emocionale është përdorimi i lëndëve narkotike ose alkoolit. Por përkundër, pasi përdorimi i tyre vetëm sa i dëmton akoma më shumë.

Për mjekët shqetësues është fakti se numri i të rinjve që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor është shtuar. Sipas tyre janë disa arsye që kanë sjellë në këtë gjendje, mes tyre situatat që përjetojnë moshat e reja, abuzimi me përdorimin e substancave narkotike ose izolimi dhe ndarja nga shoqëria.

Por të rinjtë nuk janë të vetmit që preken nga problemet e çrregullimeve mendore! Edhe të moshuarit bëjnë pjesë në këtë kategori, pasi ata pësojnë çrregullime mendore të ndikuar nga ankthi, dalja në pension, largimi nga vendi i punës dhe pamundësia e ecjes.

Mjekët kanë parë një neglizhencë nga ana e prindërve për të dërguar fëmijët e tyre për kontroll te specialisti. Bluzat e bardha këshillojnë që të jenë më të hapur me fëmijët duke i pranuar këto problematika në rast se shfaqen. Një i ri që vuan nga problemet e shëndetit mendor ka nevojë për përkujdes të shtuar dhe mbështetje! Shpesh te këta persona shfaqen shenja si qëndrimi në ambiente të izoluara, tërheqja në vetvete, mospëlqimi për bisedim, nervozim i shpejtë dhe veprime të çuditshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit