Rritet numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore

Rritet numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore

Ndryshimi i pjesshëm i Kodit Rrugor nuk ka dhënë ende rezultate për uljen e numrit të aksidenteve si dhe humbjes së jetëve në këto ngjarje. Në katër muajt e parë të vitit 2023, numri i vdekjeve është më i lartë se një vit me parë. Deri në prill të vitit 2022, nga aksidentet rrugore humbën jetën 56 qytetarë, ndërkohë që këtë vit kanë humbur jetën 59 qytetarë.

Shqetësuese në shifrat është fakti se në mesin e viktimave, moshat e reja zënë një përqindje të lartë të fataliteteve. Madje në këto aksidente me pasoja në jetë janë përfshirë edhe minorenë të cilat herë-herë kanë qenë edhe si drejtues mjeti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit