Rritet numri i viktimave, ndërron jetë pacienti me COVID te Infektivi

Rritet numri i viktimave, ndërron jetë pacienti…

Një 65-vjeçar me COVID, i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë dhe i diagnostifikuar me koronavirus, ka ndërruar jetë.

‘Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia’, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë njoftoi 52 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar në 2047 numrin e të infektuarve që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë. Rastet aktive kanë shënuar pikën më të lartë këtë të Martë që nga shfaqja e koronavirusit në vend – 807 dhe ndodhen kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

/Gazeta Atdheu/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit