Rritet papunësia në Shqipëri, të rinjtë nuk e gjejnë veten në tregun e punës dhe ikin

Rritet papunësia në Shqipëri, të rinjtë nuk…

Papunësia e të rinjve është një problem në Shqipëri. Të rinjtë dhe përmbushja e nevojave të tyre për t’u ofruar atyre treg pune, mbetet sfidë e cila duhet zgjidhur. Të dhënat e INSTAT referojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti 74,507 të rinj të moshës 15-29 vjeç ishin të papunë me një shtesë 5300 persona që nga e njëjta periudhë e vitit 2022.

Të rinjtë më shumë preferojnë emigrimin sesa të nisin punë në një fabrikë fasoni ose në një kompani ndërtimi. Papunësia e të rinjve sipas raportit ka rënë ndjeshëm në tremujorin e tretë, pasi në qershor-shtator 2023, ishte në nivelin më të lartë që nga tremujori i parë i vitit 2021, kur ekonomia po përjetonte një valë të fortë të pandemisë, Covid-19. Emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve ka bërë që të rinjtë të pakësohen në Shqipëri.

Ndërkohë në tregun shqiptar të punës ka një hendek ndërmjet ofertës dhe kërkesës për punës. Papunësia tek të rinjtë, të cilët po largohen dita-ditës, po tregon se tregu i punës ka problematika. Sektori i forex all që ishte një punëdhënës i madh i të rinjve të arsimuar po hetohet ndaj dhe shumë kompani janë mbyllur duke i lënë të rinjtë pa punë, teksa në anën tjetër oferta për punë e bizneseve shqiptare shpesh nuk preferohet nga të rinjtë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit