Rritet presioni ushtarak i Kinës mbi Tajvanin pas zgjedhjeve presidenciale

Rritet presioni ushtarak i Kinës mbi Tajvanin…

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe vitet e fundit ka rritur aktivitetet ushtarake përreth ishullit, duke dërguar avionë e anije ushtarake të pajisura me municione dhe me ushtarë.

Zyrtarë të Tajvanit kanë deklaruar se se shtatë balona kineze kanë fluturuar mbi ishull dhe përmes hapësirës së tij ajrore disa ditë pas zgjedhjeve ku u zgjodh Lai Ching-te si president i ri. Partia Demokratike Progresive e Lai ka bërë fushatë për vetëvendosje, drejtësi sociale dhe ka kundërshtuar kërcënimet e Kinës.

Lai Ching-te ka premtuar se marrëdhëniet e ngushta me Amerikën dhe me vendet e tjera perëndimore do të jenë një nga objektivat kryesore të presidencës së tij.

Ushtria kineze ka dërguar 33 avionë luftarakë përfshirë edhe avionë të llojit SU-30 dhe gjashtë anije të marinës përreth Tajvanit mes orës 06 të mëngjesit të së premtes dhe në orën 06të mëngjesit të së shtunës. 13 avionë luftarakë  kaluan vijën në Ngushticën e Tajvanit që është një kufi jozyrtar mes Tajvanit dhe Kinës.

Presioni ushtarak vjen pas njoftimit se përfaqësuesit e lartë amerikanë dhe kinezë do të takohen në kryeqytetin Tajlandez, ku dy shtetet po synojnë të ulin tensionet.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara Jake Sullivan dhe ministri i Jashtëm Kinez Wang Yi janë të dy në Bankok për bisedime. SHBA dhe Kina kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke nisur nga ato ekonomike dhe gjeopolitike ku përfshihet edhe presioni ushtarak mbi Tajvanin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit