Rritet sërish numri i vdekjeve Covid në vend, regjistrohen 304 raste të reja në 24-orët e fundit

Rritet sërish numri i vdekjeve Covid në…

Gjatë 24-orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 11 qytetarë si dhe janë regjistruar 304 raste të reja nga 2730 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Lajm i mirë për sa i përket numrit të të shëruarve ku vetëm gjatë 24-orëve të fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 593 persona.

Njoftimi i plotë i MSHMS: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit