Rritet shkalla e papunësisë në Tiranë

Rritet shkalla e papunësisë në Tiranë

Papunësia në rang kombëtar shënoi nivelin më të ulët historik në 11.1%.

Në Tiranë papunësia ishte në rritje. Të dhëna nga INSTAT për punësimin në qarqe tregojnë se, në tremujorin e dytë të vitit aktual shkalla e papunësisë në Tiranë arriti 12.3%.

Pas Tiranës, Dibra dhe Lezha shënuan rritje të shkallës së papunësisë në tremujorin e dytë 2021, në raport me një vit më parë.

Nga 12 qarqe, 5 prej tyre, Tirana, Durrësi, Vlora, Dibra dhe Lezha e kishin shkallën e papunësisë mbi mesataren kombëtare në prill-qershor 2022.

Qarku i Gjirokastrës shënoi nivelin më të ulët të papunësisë, ndërsa Kuksi kishte normën me të ulët të papunësisë pas Gjirokastrës me vetëm 5 %. Gjashtë vite më parë norma e papunësisë në këtë qark ishte 19%.

Qarku i Vlorës kishte rënien me -7.8 pikë për qind të papunësisë në 3-mujorin e dytë 2022, dhe në krahun tjetër Dibra kishte rritjen vjetore të papunësisë me 7.1 pikë.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat ishte 10,7% dhe për gratë 11,4%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 1,1 pikë përqindje për burrat dhe është rritur me 0,1 pikë përqindje për gratë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit