Rriti çmimin e "Daraprim", gjykata i kërkon Martin Shkrelit 65.5 milionë dollarët që mori padrejtësisht

Rriti çmimin e “Daraprim”, gjykata i kërkon…

Martin Shkreli, drejtuesi farmaceutik është përballur me një gjykatëse federale e cila ka urdhëruar ish-sipërmarrësin shqiptaro-amerikan Martin Shkrelin të kthejë 64.6 milionë dollarë fitime që ai dhe kompania e tij kishin siguruar nga rritja masive artificiale e çmimit të ilaçit Daraprim. Sipas bbc.com, endimi i gjykatëses Denise Cote erdhi disa javë pas një procesi gjyqësor shtatë ditor në dhjetor. Kujtojmë se në vitin 2020, komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën padi ndaj Shkrelit. Shkreli është dënuar me shtatë vjet burg për mashtrim. Ai është akuzuar se ka marrë ilegalisht aksione të “Retrophin Inc”, një firmë bio-teknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, dhe i ka përdorur ato për të shlyer borxhe të bizneseve të tjera. Shkreli ishte shef ekzekutiv i kompanisë Turing Pharmaceuticals që më pas u quajt Vyera. Shkreli rriti çmimin e ilaçit Daraprim, i cili trajton një infeksion të rrallë parazitar që prek gratë shtatzëna, pacientët me kancer dhe pacientët me SIDA. Ai dhe kompania e rritën çmimin 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit