Rritja e çmimeve në vend, këto janë produktet që u shtrenjtuan më shumë në prill

Rritja e çmimeve në vend, këto janë…

Pavarësisht se inflacioni pësoi një rënie të lehtë në muajin prill, çmimet e ushqimeve vazhduan të rriten. Madje disa prej produkteve kanë pësuar rritje shumë të lartë brenda muajit prill.

Të dhënat e detajuara të INSTAT bënë të ditur se “qumështi, djathi, veza”, “peshku”, “mishi” dhe “patatja” kanë vijuar rritjen me ritme dyshifrore.

Bulmeti është brë pothuajse i papërballuashëm për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare dhe rritja e tij nuk po ndalet.

Ndërsa, grupi “Qumësht, djathë dhe vezë” u shtrenjtua me 15.5%, pas një zgjerimi prej 17.1% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Qyteta kanrët tregojnë se nuk mund të përballojnë as blerjen e ushqimeve bazë. Ndërkohë që shitësit kanë pohuar se kostot e tyre janë rritur për shkak të lëndës së parë, mungesës së fuqisë punëtore që ka ulur nivelin e grumbullimit të qumështit të papërpunuar si dhe politikave fiskale që ulën nivelin e TVSH-së së rimbursuar.

Produktet e qumështit madje janë më të shtrenjta edhe se rajoni, duke bërë që të shtohet konkurrenca nga importi.

Mishi është produkti tjetër bazë që sa vjen e po kushton më shumë në buxhetin familjeve. Në prill, sipas INSTAT, indeksi vjetor i këtij grupi u rrit me 12.3%, nga 7.8% që ishte ndryshimi vjetor në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ashtu si në rastin e qumështit, shtrenjtimi është i lidhur me problemet që po kalon blegtoria në vend, duke nxitur importet.

Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se për muajt e parë të vitit, nga gupet e ushqimeve rritje kanë pësuar vetëm importet që lidhen me produktet nga kafshët, të tilla si bulmeti dhe mishi.

Rritja e importeve në këto produkte po vjen si rrjedhojë e krizës që po kalon blegtoria  në vendin tonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit