Rritja e çmimeve prek të gjithë botën, shënohet niveli më i lartë që prej 2021

Rritja e çmimeve prek të gjithë botën,…

Një rritje e çmimeve është vënë re në të gjithë botën. Rritja e çmimeve të ushqimeve u ngjit në kulm gjatë 2021, tregon barometri botëror i çmimeve.

Kështu njoftoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO, i cili gjurmon ndryshimet mujore të çmimeve ndërkombëtare të mallrave ushqimore, rezultoi mesatarisht 133.2 pikë në tetor, 3 për qind ose 3.9 pikë më lart nga shtatori, duke u rritur për të tretin muaj radhazi.

Indeksi i çmimeve të drithërave të FAO-s në tetor u rrit me 3.2 për qind nga muaji i kaluar, me çmimet botërore të grurit që u rritën me 5 për qind mes shtrëngimit të rezervave globale për shkak të reduktimit të të korrave nga eksportuesit kryesorë, duke përfshirë Kanadanë, Federatën Ruse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Indeksi i çmimeve të vajit bimor të FAO-s u rrit me 9.6 për qind në tetor, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Rritja u ndikua nga kuotimet më të forta të çmimeve për vajrat e palmës, sojës, lulediellit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit