Rritja e çmimeve të apartamenteve: Tregu imobiliar i bllokuar, duhet taksim!

Rritja e çmimeve të apartamenteve: Tregu imobiliar…

Eksperti i tregut të pasurive të paluajtshme, Armand Shkëmbi, në një intervistë në TVA NEWS, ka folur rreth rritjes së çmimeve të apartamenteve.

Ai tha se kjo rritje nuk vjen si pasojë e kërkesës së lartë pasi në Shqipëri është e pamundur që të blihet një apartament nga shtresa e mesme dhe e ulët, por ndodh sepse rreth 52 mijë apartamente janë të bllokuara, pra pronarët as nuk i shesin as nuk i japin me qira. Ndërkohë që këto 52 mijë apartamente qëndrojnë të bllokuara, ndërtohen edhe të tjera dhe kështu mbingarkohet tregu.

I pyetur rreth asaj që kemi dëgjuar të thuhet shpesh se me anë të tregut të pasurive të paluajtshme po pastrohen paratë e pista, eksperti tha se nuk rezulton nga përvoja e tij një fakt i tillë gjithsesi ne dëgjojmë e herë pas here këtë.

“Në vendin tonë tashmë është kthyer në praktikë që blerësi nuk është klienti në tregun e pasurive të paluajtshme por investitori. Pallatet që shiten në gropë përbëjnë një rrezik të lartë për blerësin pasi mund të dështojë si projekt dhe askush nuk e garanton atë për paratë e paguara në këstin e parë.

Kemi ne kemi ne kemi 1 mekanizëm që quhet kontrata e porosisë. Pra dikush po ndërton 1 pallat dhe shkoj unë ose ti blejë apartamente porosisim 1 apartament. Pra, porosia është tjetër, unë mund të lë ty pak lekë dhe ta porosis dhe pastaj ta ble kur të mbarojë. Por ne në fakt e blejmë duke u ndërtuar dhe blerësi në këtë rast është investitor. Nuk është vlerë sepse ndërtuesi po ndërton me lekët e mia të tua dhe ne jemi potencialisht të rrezikuar, sepse nëse ai projekt nuk shkon në fund larg qoftë, leket tona janë të rrezikuara dhe shteti nuk të mbron ty si konsumator, sepse ti në këtë rast je investitor dhe jo konsumator. Në gjithë perëndimin ku ne synojmë të shkojmë, ndiqen procedura të tjera pasi për të marrë  lejen paraqet të dhënat teknike të projektit dhe të dhënat financiare.

Pra, lekët për të bërë 1 projekt në perëndim janë gati përpara se të ndërtohet projekti nuk merr lekët duke u ndërtuar projekti dhe ky lloj mekanizmi deformon tregun, sepse ndërtuesi tani nuk ka presion fiskal. Ndërtuesi ja delegon projektin kleringut, kompanitë që furnizojnë aty, pra pllaka dyer dritare beton etj.

Do të ishte shumë mirë nëse firma e ndërtimit e ndërton pallatin dhe pastaj del në treg me çmim aq sa e pranon tregu pasi çmimin e vendos tregu. Unë nuk kam konflikt me çmimet e shtrenjta. Le të jetë sa të dojë çmimi, por duhet të jetë çmim tregu për aq sa e pranojmë ne si konsumator dhe jo 1 çmim i vendosur që atje lart është vendosur çmimi kaq dhe tani ndërtohet me lekët e konsumatorit dhe jo me lekët e investitorin.”- tha ai.

Gjithashtu eksperti i imobiliareve u ndal edhe zonat më të lira ku mund të blejnë çiftet e reja. Ai numëroi tre zona në Tiranë ku çmimet janë relativisht më të ulëta, si në zonën pranë QTU-së, Paskuqani dhe zona e Freskut. Ndërsa ndër zonat më të shtenjta në Tiranë rezultojnë zona pranë TEG-ut, qendra dhe Liqeni.

Dilemës midis pallateve të vjetra dhe atyre të reja z. Shkëmbi tha se në pallatet e vjetra nuk ka standard jetese, pasi ka ndryshuar shumë mënyra e ndërtimin.

“Po trajtoja një pranë, pallat i vjetër pranë qendrës së Tiranës, sapo futeshe tek shkallët vinte era e gjellës, muret e plasaritura. Nuk ka standard jetese, dhoma janë shumë të vogla dhe nga ana teknike nuk janë pallate të qëndrueshme”-u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit