Rritja e çmimit të energjisë, reagon Balluku

Rritja e çmimit të energjisë, reagon Balluku

Opozita u mërzit se përse nuk u rritën çmimet e energjisë për qytetarët, deklaroi Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, Balluku shtoi se vendimi për sa i përket vendosjes së fashës 800 KW është marrë nisur nga vlerëesimi i situatës hidrike dhe konsumit.

“Nuk i marrim vendimet duke vlerësuar a mërziteni ju apo jo. Nuk kemi pasur asnjë presion nga ju. Kemi vlerësuar situatën, si hidrike ashtu dhe të  konsumit. Qytetarët kanë filluar të konsumojnë dhe janë më të sensibilizuar ndaj kërkesës sonë për uljen e konsumit. Përmirësimi i kushteve hidrike të kaskadës, ulja e konsumit na bëri që të rishikojmë aplikimin e fashës për këtë muaj”- nënvizoi zv,kryeministrja.

Duke theksuar se ky institucion e ka bërë detyrën sic duhet ajo i del në mbrojtje ERE-së.

“Ne nuk e përdorim ERE-në. Por dhe ju që i hidheni e ERE-së, se s’keni ça i bëni gomarit dhe i bini samarit nuk është mirë. Komisionerët kanë bërë detyrën, kanë marrë kanë analizuar çmimin që ka dalë në bazë. Të mesataresh vjetore të vitit 2022. ERE e ka bërë punën siç duhet. Na vjen shumë keq që jeni mërzitur, por ne do të vazhdojmë të mbrojnë qytetarët. Shpresojmë shumë që në nëntor të jetë e njëjta situatë, të kemi kushte hidrike më të mira, të rriten nivelet e kaskadës. Ne do vazhdojmë mburojën, na vjen keq që ju prishëm planet”- tha Balluku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit