Rritja e çmimit të naftës, Operatorët: Zgjidhja është dyfishimi i çmimit të biletës në trasportin urban

Rritja e çmimit të naftës, Operatorët: Zgjidhja…


Rritja e çmimit të naftës dhe rënia e numrit të pasagjerëve ështe kthyer në një shqetësim për operatorët e trasportit urban.

Ata rekomandojne se zgjidhje për këtë krizë është dyqfishimi i biletës nga 40 lekë në 80 lekë. Sipas tyre çmimi i naftës është i papërballueshëm nga kompanitë e transportit urban.

Drejtori i linjës së transportit urban Kombinat-Kinostudio-Tufinë shprehet se në këto kushte sektori e ka të pamundur të mbijetojë.

Më herët kompanitë ngritën shqetësimin se vijojnë të kenë rënie të numrit të pasagjerëve që në periudhën e pandemisë, por që vazhdon për shkak të emigracionit. 


Çmimi i naftës është i papërballueshëm nga kompanitë e transportit urban. Dhënia e subvencioneve është një zgjidhje jashtëzakonisht e mirë, pasi me subvencionimin e çmimit të naftës po arrijmë të furnizohemi me çmimin si para periudhës së rritjes. Nga subvencionimi çmimi i naftës arrin 130 lekë për litër sa blihej para krizës së çmimeve.


Por nëse kjo nuk do të jetë një ndihmë afatgjate, sektori e ka të pamundur të mbijetojë. Në këtë situatë kur shpenzimet për naftën janë rritur dhe numri i pasagjerëve është me rënie zgjidhje për sektorin do të ishte dyfishimi i çmimit të biletës ose përmbushja e kërkesave financiare, që nga ulja e TVSH-së deri te heqja e akcizës për naftën”,
deklaron drejtori i linjës së transportit urban Kombinat-Kinostudio-Tufinë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit