Rritja e çmimit të naftës, qytetarët e Elbasanit fikin makinat dhe bllokojnë rrugën

Rritja e çmimit të naftës, qytetarët e…

Prej disa ditësh nafta po shitet me 245 lekë për litër. Banorët e Elbasanit po protestojnë për rritjen e çmimit të naftës.

Shumë qytetarë kanë fikur makinat e tyre. Më pas, ata kanë bllokuar rrugët.

Mbetet për tu parë, nëse protesta e qytetarëve të Elbasanit do të frymëzojë qytetarët e tjerë.

Disa ditë më parë Bordi i Trasparencës rriti me 22 lekësh për litër cmimin e naftës.

Ky vendim ka ardhur pas zhvillimeve në tregjet globale, ku karburantet u shtrenjtuan pas vendimit të OPEC+ për uljen e prodhimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit