Rritja e çmimit të naftës, qytetarët paralajmërojnë protestë: Nesër të fiken makinat tre orë

Rritja e çmimit të naftës, qytetarët paralajmërojnë…

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm javët e fundit, duke rënduar xhepat e qytetarëve qofshin këta konsumatorë të vegjël, përdorues të shpeshtë të mjeteve motorike, biznese etj. Që prej daljes nga karantina çmimet e karburanteve janë rritur pothuajse çdo javë, për të mos u dukur shumë, por kjo rritje po bëhet shqetësuese për qytetarët. Para pak ditësh u njoftua se në vendin tonë çmimi i naftës është rritur sërish për të katërtën herë radhazi që pas daljes së vendit nga karantina.

Duke marrë shkas nga kjo rritje abuzuese nga shumë karburante në vendin tonë, qytetarët kanë thirrur një protestë për ditën e nesërme. Qytetarët kërkojnë që në shenjë proteste të fiken makinat prej orës 12:00 deri në orën 15:00, me qëllim uljen e çmimit të naftës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit