Rritja e çmimit të naftës, shoqata e transportit publik: Do përgjysmohet numri i urbanëve!

Rritja e çmimit të naftës, shoqata e…

Pas rritjes së ndjeshme të çmimit të naftës, përfaqësues të Unionit të Transportit Publik, kanë bërë një njoftim të rëndësishëm, ndërsa kanë njoftuar se që nga sot, do të ketë një përgjysmim të flotës së urbanëve në kryeqytet.

Shkak për këtë vendim sipas shoqatës është bërë neglizhenca nga ana e qeverisë, për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik pësoi gjatë pandemisë.

Njoftimi i Plotë:

Të nderuar,
Përfaqsuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e
transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka
marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe
sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të
stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së
mjeteve urbane.

Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato
qëndrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori.
Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e
isntitucioneve përgjegjëse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit