Rritja e çmimit të ofertave, bie numri i telefonatave në Shqipëri

Rritja e çmimit të ofertave, bie numri…

Edhe pse gjatë verës numri i kartave telefonike është rritur, numri i telefonatave është ulur. Thirrjet dalëse nga operatorët celularë kanë patur një rënie me 8.1%, rreth 1.3 Miliard minuta krahasuar me vitin 2021.

Shkak është bërë vështirësia ekonomike apo dhe rritja e çmimit të ofertave.

Sipas AKEP, ka patur një rënie ne 14.4%. Numri i blerjeve të kartave SIM pësoi rritje me 7.8% këtë vit krahasuar me vitin 2021 dhe deri më tani është 3,440,948 abonentë.

Në raport tuhet se janë llogaritur vetëm thirjet e bëra në telefon dhe jo thirrjet në allikacionet e komunikim si Viber apo Whatsapp.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit