Rritja e çmimit të patentës/ Qytetarët e Elbasanit në radhë të gjata: E shton korrupsionin

Rritja e çmimit të patentës/ Qytetarët e…

Dyfishimi i çmimit të patentës nga 10 marsi, ka bërë që në këto ditë qytetarët të dynden në institucionet për të kryer procedurat, para se hyjë në fuqi vendimi për koston 850 mijë lekë. Kështu, ditën e sotme qytetarët në Elbasan presin në radhë të gjata pranë qendrave shëndetësore për të marrë dokumentet përkatëse, që bëjnë të mundur nisjen e procedurave për pajisjen me lejen e drejtimit.

Që në orët e para të mëngjesit aty mblidhen një numër i lartë qytetarësh, që i drejtohen mjekëve specialistë për të marrë vërtetimet përkatëse për plotësimin e formularit.

Disa nga qytetarët janë shprehur për mediat  që rritja e çmimit të patentës nuk e zhduk korrupsionin. Sipas tyre kjo do të shtojë edhe më shumë evazionin. “As nuk dua ta di ka apo s’ka, për mua është zero fare, s’ka pare populli, fukarallik, vete patenta 850 mijë, turpi i botës, po thuaj s’ka shtet, unë s’i kam ato lekë. Kjo po e shton më tepër borxhin, nuk mbaron korrupsioni në këtë botë, as këtu ku jemi ne, ndryshe do kishim ecur përpara, këtu korrupsioni shtohet përditë”, tha një banorë.

Ndërsa një tjetër u shpreh se kjo është e padrejtë, një goditje tjetër pas rritjes se çmimit të karburanteve dhe ushqimeve. 

Në këto kushte, vendim i padrejtë është, nuk është normale në këtë ditë sot, pagat janë të ulëta, halle kemi. Unë mendoj që kjo do shtojë korrupsionin. Më prek kjo rritje, se kemi shumë halle të tjera. Është vendim i padrejtë”, tha një banorë. Ndërsa shprehen se ky vendim iu rëndon barrën atyre . 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit