Rritja e çmimit të qumështit/ Tregu po zëvendësohet nga importet, rriten me 9% në janar-shkurt

Rritja e çmimit të qumështit/ Tregu po…

Nga janari çmimi i qumështit dhe bulmetrave të tjera ka pësuar rritje në tregun vendas. Për këtë arsye furnizimet po bëhen më shumë nga tregu i huaj. Çka ka bërë që  importet të rriten me 9% në muajt janar-shkurt. Kompanitë përpunuese tregojnë se çmimi i qumështit vazhdon të rritet. Madje me nisjen e sezonit të pranverës qumështi i deles po shitet nga blegtorët me çmim mbi 160 lekë për litër, duke arritur deri në nivelin e 190 lekë për litër.

Gjithashtu ata tregojnë se tregu është në këtë pikë edhe për shkak se ka baxho informale në vend që shpërndajnë produkte të qumështit.

 Kjo ka bërë që shumë operatorë ta kenë të vështirë të plotësojnë kërkesat për këtë produkt dhe i drejtohen tregut të huaj. Për muajt janar shkurt 2023 importet u rritën 9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar sipas të dhënave të Doganave. Tendenca rritëse e importeve nisi që në vitin 2022.

Kompanitë përpunuese ngrenë shqetësimin e shtrenjtimit të qumështit të deles, por edhe të lopës në nivele shumë herë më të larta se shtetet e tjera. Aktualisht sipas të dhënave të kompanive çmimi i qumështit të lopës për shtet si Itali, Francë dhe Gjermani është ulur nga 68 cent për litër në 58 cent për litër (58,6 lekë për litër). Ndërsa çmimi mesatar i shitjes së qumështit të lopës nga fermeri vendas është 75 lekë për litër. Shumë herë më shtrenjtë se në vendet e tjera ku ne importojmë.

Për muajt janar-shkurt 46% të importeve të qumështit kryesohen nga Italia, 30% nga Serbia, 10% nga Kosova dhe pjesa e mbetur nga shtete të tjera. Në këtë pikë që jemi situata nuk është aspak e mirë si për konsumatorët edhe për kompanitë që përpunojnë dhe shpërndajnë qumështin. Për këtë ata rekomandojnë si zgjidhje vetëm ndryshimin e skemës së subvencionimit të qumështit, duke zbatuar subvencionim për litër që fermeri të detyrohet të lëshojë/kërkojë faturë dhe të gjithë do të formalizohen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit