Rritja e ekonomisë shqiptare në 2023, FMN: Më e ulëta në rajon

Rritja e ekonomisë shqiptare në 2023, FMN:…

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka çuar në 2% parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Sipas “Pasqyrës Ekonomike Globale” pritet që gjatë 2023 vendi të zgjerohet me 2.5% nga 2.8% që ishte pritshmëria. Misioni pas vizitës në vendin tonë ka rishikuar ne ulje pritshmëritë për performancën e ekonomisë.

Në deklaratën e FMN thuhej se Shqipëria pavarësisht goditjes që ekonomia globale ka marrë nga lufta e Rusisë në Ukrainë, ka ruajtur një ritëm pozitiv.

Pas një rritje të lartë në vitin 2021, ekonomia shqiptare ka mbajtur një ritëm pozitiv këtë vit, pavarësisht goditjes që ekonomia globale ka marrë nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Ne parashikojmë që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 3,7 për qind, mbështetur nga një aktivitet i lartë në turizëm, në pasuritë e paluajtshme dhe tek shërbimet. Rritja parashikohet të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare më të shtrënguara, ngadalësimin në Europë, dhe tërheqjen e nevojshme të politikave mbështetëse”, thuhej në deklaratën e FMN-së.

Më tej, thuhet se inflacioni është rritur ndjeshëm dhe sipas FMN norma e tij do të arrijë kulmin në muajt në vijim.

Norma bazë e interesit do të rritet në 3-3.5 për qind në vitin 2022 dhe 4-4.5 për qind në vitin 2023.

Inflacioni është rritur ndjeshëm dhe po bëhet me bazë gjithnjë e më të gjerë. Norma e inflacionit pritet të arrijë kulmin në muajt në vijim, duke filluar uljen vetëm në vitin 2023 dhe të kthehet në objektivin prej 3 për qind e Bankës së Shqipërisë (BSH) nga mesi i 2024, kur çmimet ndërkombëtare të mallrave të bursës të stabilizohen, politika fiskale dhe monetare të shtrëngohen dhe rritja ekonomike të ngadalësohet. Parashikimet tona të tanishme supozojnë se norma bazë e interesit do të rritet në 3-3.5 për qind në vitin 2022 dhe 4-4.5 për qind në vitin 2023”, thuhet në deklaratën e misionit të FMN-së në Shqipëri.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet që të ketë ritmet më të ulëta të rritjes në vitin 2023.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit