Rritja e pagave/ Petro Koçi: Deputetët nuk janë langaraqë, nuk janë e liga e vendit

Rritja e pagave/ Petro Koçi: Deputetët nuk…

Rritja e pagave të deputetëve sipas ish-zv.ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, ishte një nevojë e domosdoshme. Jeta që bëjnë ligjvënësit është e vështirë sipas Koçit dhe trajtimi me më shumë dinjitet, i bën ata më të vlerësuar. Flasim këtu për paga që dyshifoshen duke shkuar në mbi 3 milionë lekë të vjetra, në një kohë që Shqipëria nuk ka shpallur ende minimumin jetik.

Sikur deputeët të jetonin vetëm për pagat, padyshim ata do të ishin njerëzit më të varfër të këtij vendi, por paga është gjëja e fundit që deputetët prekin për të jetuar. Mandati u ofron ligjvënësve naftë falas, bonus qiraje, dieta ushqimore, transport, dhe bonuse të ndryshme.

E sikur të mos mjaftojnë këto, deputetët e Shqipërisë përveç profesionit të politikanit, janë edhe biznesmenë në shumicën e raste. Pa folur këtu për korrupsionin në favorizime tenderash, vjedhje të buxhetit të shtetit apo marrje të parave nga oligarkët për shërbimet e tyre në Parlament në miratimin e ligjeve apo kontratave.

E megjithatë për Petro Koçin deputeti është një personalitet i diskriminuar dhe i përjashtuar nga lluksi i merituar. Ai thotë se deputetët nuk janë e liga e këtij vendi dhe se trajtimi i tyre me rritje pagash është i merituar.

Mendoj që një status deputeti prej langaraqi do ta bënte edhe vetë Parlamentin langaraq. Këto diferenca hapin debat dhe diskutim, por është në dinjitetin e një vendi që Parlamenti të ketë një trajtim normal. Aktualisht, nuk e ka këtë lloj dinjiteti. Sot deputeti është vetë sekretar, vetë shofer. Dikur ka patur makinë dhe shofer në dispozicion nga shteti, nuk kishte nevojë të rrezikonte jetë një person i cili shpenzon orë të tëra në debate dhe takime, e pastaj të kthehet në shtëpi në orët e vona. Unë nuk besoj se deputetët janë ligësia e këtij vendi. Nëse marrim sot nivelin e jetesës dhe pagat, deputeti, edhe me ndryshimet që do të hyjnë në fuqi, nuk është nga më të paguarit. Nëse marrim pasanikët e këtij vendi, deputetët janë fundi i kavallit. Ka edhe nga ata që janë biznesmenë, por po flas për ata që janë vetëm deputetë, që nuk kanë biznese” – tha Petro Koçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit