Rritja e pagave/ Rama nuk e harron Begajn, i rrit rrogën presidentit

Rritja e pagave/ Rama nuk e harron…

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat dhe prezantoi planin e rritjes së pagave për disa kategori si pedagogë, mësues infermierët dhe zjarrfikësit. Por ai duket se nuk ka harruar as presidentin Bajram Begaj. Ministrja e Financave tha se paga e presidentit do të behet 425 mijë lekë.

Elementët specifike të rritjes së pagave do të detajohen, kemi miratuar një rritje të qënësishme të pagës së presidentit, niveli i pagës shkon në 425 mijë lekë, kemi rishikuar dhe hierarkinë e institucioneve të pavarura duke krijuar edhe një barazi nëpërmjet tyre. Administrata publike do të ketë rritje brenda 2 viteve, që është e përshkallëzuar sipas institucioneve” u shpreh ministrja.

Paga e Presidentit të Republikës aktualisht është 257 mijë lekë, pra do të ketë 1.7 milionë lekë rritje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit