Rritja e pagës minimale/ Fasonët: Rrezikon të kthehet në bumerang, fiton vetëm shteti

Rritja e pagës minimale/ Fasonët: Rrezikon të…

Fasonët nuk e shohin si produktive rritjen e pagës minimale nga qeveria. Kujtojmë se brenda një viti qeveria vendosi të rrisë pagën minimale nga 32,000 lekë në  34.000 dhe më pas 40,000 lekë. Por, për fasonët ai që do të përfitojë më shumë në këtë rast është ete shtetit, sepse do të rriten taksat për bizneset.

Kryetari i ProEksport Albania Edvin Prençe ka deklaruar në një interviste se, me rritjen e pagës minimale në 40, 000 lekë kostoja e një biznesi të sektorit do të jetë akoma më e lartë. Kjo do të jetë gropa më e madhe për sektorin fason. Sipas tij, rritja e pagës minimale rrezikon të kthehet në bumerang.

Nga na tjetër ai gjykon se  është e nevojshme të bëhet kjo rritje, por që barra të mos rëndojë vetëm te biznesi duhet të shoqërohet me lehtësira fiskale. Me qëllim që të rritet produktiviteti dhe konkurrueshmëria, në cilësi dhe makineri të reja.

Sipas tij qeveria iu rrit barrën bizneseve por nuk i mbështet ata dhe nuk iu siguron treg. Prençe shprehet se, fasoneritë në Shqipëri po humbasin konkurrencën në raport me vendet e tjera të rajonit dhe kjo rrezikon falimentin e tyre. Në total anë rreth 47,000 mijë të punësuar në sektorin fason që preken nga rritja me 4,000 lekë e pagës minimale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit