Rritja e rasteve me Covid, Portugalia zgjat kufizimet kufitare me vendet e Bashkimit Europian

Rritja e rasteve me Covid, Portugalia zgjat…

Qeveria portugeze ka zgjatur kufizimet kufitare me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian ndërsa kontinenti lufton me një valë të tretë COVID-19.

Ministria e Brendshme e Portugalisë tha se njerëzit që vijnë nga vendet e BE-së ku shkalla e incidencës është mbi 500 raste për 100,000 mund të hyjnë në vend vetëm për biznese dhe të karantinohen për 14-ditë.

Kjo përfshin 11 shtete anëtare të BE-së: Bullgaria, Republika Çeke, Qipro, Sllovenia, Estonia, Franca, Hungaria, Italia, Malta, Polonia dhe Suedia.

Udhëtarët nga vendet e EEA ku shkalla e incidencës është më e madhe se 150 për 100,000 banorë, do të lejohen vetëm për udhëtime thelbësore por nuk do të kenë nevojë të karantinohen.

Kjo përfshin Gjermaninë, Austrinë, Belgjikën, Kroacinë, Danimarkën, Sllovakinë, Finlandën, Greqinë, Letoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Norvegjinë, Holandën, Rumaninë dhe Zvicrën.

Të gjithë udhëtarët, duhet të paraqesin një test negativ PCR të kryer gjatë 72 orëve. Fluturimet nga Brazili dhe Mbretëria e Bashkuar vazhdojnë të jenë të pezulluara përveç fluturimeve të riatdhesimit.

Masat do të jenë në fuqi të paktën deri më 16 prill. Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) , shkalla e incidencës 14-ditore për 31 vendet e EEA aktualisht qëndron në 434 për 100,000 banorë.

Çekia dhe Hungaria janë më të prekurat me më shumë se 1.000 raste për 100,000 banorë. Portugalia ka nivelin e dytë më të ulët me 71 raste për 100,000 pas Islandës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit