Rritja e rasteve të Covid-19/ Përfaqësuesja e OBSH-së thirrje qytetarëve: Distancim fizik dhe maska që të mos mbyllet sërish vendi

Rritja e rasteve të Covid-19/ Përfaqësuesja e…

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Bettina Menne deklaroi sot se nëse qytetarët nuk respektojnë rregullat e distancimit fizik, vendi mund të rrezikojë rikthimin e izolimit.

Duke folur në një intervistë televizive, Menne theksoi se ndjehet e lumtur që vendi është hapur sërish por, “epidemia nuk ka mbaruar dhe ajo që ne shohim është rritje e rasteve”.

“Ne rekomandojmë që i gjithë stafi që punon në spital dhe mund të ketë kontakt me persona të infektuar, duhet të vendosë maskë, dhe po ashtu në transport publik si dhe në bare e restorante ku nuk ka 1.5 metër distancë fizike, përndryshe do ju duhet ta mbyllni edhe njëherë vendin. Por a e imagjinoni dot? Vendi duhet të zhvillohet, ekonomia po ashtu, është përgjegjësi sociale e të gjithëve. Autoritetet dhe kompanitë të shmangin infektimin që të mos bëhet më mbyllje dhe marrje masash strikte dhe njëherë”, u shpreh ajo.

Krahas protestave të organizuara në Tiranë, sipas Mennes, po vihen re edhe grumbullime nga vetë njerëzit në bare dhe restorante.

“Grumbullime masive nuk kemi, vetëm se u bë një manifestim. Ti shikon në çdo vend  të madh në Tiranë, shikon në bare dhe restorante që distanca fizike nuk respektohet. Do të bëhet shumë kujdes në transportin publik. E di që hapja e tij është një lajm i mrekullueshëm, por kjo do të varet nga çdo qytetar që do të përdorë transportin publik por edhe nga kompanitë qe kanë autobusët, pasi duhet të bëjnë dezinfektimin”, tha Menne.

Përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë rekomandoi përdorimin e maskave nga të gjitha kategoritë shoqërore për frenimin e përhapjes së COVID-19.
/Marrë nga Media.al/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit