Rritja e taksës për profesionet e lira, në kurriz të qytetarëve

Rritja e taksës për profesionet e lira,…

Sistemi i ri i taksimit në mënyrë progresiste për profesionet e lira, pritet të rëndojë në kurriz të qytetarëve! Kjo gjë do të bëhet realiet pas futjes në fuqi të sistemit të ri që nga data 1 janar 2024, dhe parashikon që për profesionistët e lirë që kanë të ardhura deri në 14 milion lekë në vit, të paguajnë 15% tatim, ndërsa për ata që kanë më shumë të ardhura të paguajnë 23% të fitimit.

Te profesionet e lira bëjnë pjesë avokatët, mjekët, kontabilistët, noterët, vlerësuesit e pasurisë, arkitekt, inxhinjer, përkthyesit etj. Punonjësit që ushtrojnë këto profesione ofrojnë shërbime për qytetarët me një kosto të konsiderueshme, por kjo kosto pritet të rritet pas datës 1 janar  të vitit që vjen. Kjo për shkak të rritjes së detyrimeve të profesionistëve ndaj shtetit.

Ekspertët e fushës thonë se ky ndryshim, do të sjellë lindjen e pabarazisë mes bizneseve dhe profesionistëve. Për avokatin Tahir Novi nga Gjirokastra, kjo gjë nuk është në proporcion të drejtë me të ardhurat. Ai thotë se e vetmja e ardhur që avokatët kanë është nga puna e tyre, dhe rritja e taksës duhet të vijë me rritjen e të ardhurave të profesionistëve, në të kundër do t’i rëndojë qytetarëve që do paguajnë më shumë për shërbimet.

Janë 16 700 persona që punojnë në profesionet e lira në Shqipëri, dhe që do të paguajnë më shumë taksë nga viti 2024.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit