"Rritja më e lartë në 6 vite", INSTAT: Çmimet e kafesë dhe restoranteve thyejnë rekord

“Rritja më e lartë në 6 vite”,…

Në vendin tonë lokalet janë vendet më të frekuentuara nga qytetarët. Pavarësisht rritjes së çmimit të kafesë, qytetarët vijojnë ende të konsumojnë këtë pije. Sipas raportit të INSTAT, në muajin tetor, kafja pësoi rritjen më të lartë në gjashtë vitet e fundit. Bëhet me dije se në muajin tetor, Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin vjetor, tregoi se për kategorinë e Kafe–restorante ishte 1.9%.

Ndërkohë shkaku i rritjes së çmimit të kafesë, është bërë rritja e çmimeve nga importi i sheqerit dhe kafesë, për shkak se prodhuesi më i madh në botë, Brazili, është goditur nga thatësirat më të mëdha në gati një shekull.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit