Rritja rekord e nivelit të deteve në Kinë kërcënon qytetet bregdetare si Shangai

Rritja rekord e nivelit të deteve në…

Nivelet e detit në vijën bregdetare të Kinës kanë arritur më të lartat për të dytin vit radhazi. Ato janë rritur më shpejt se mesatarja globale dhe paraqesin një kërcënim serioz për qytetet bregdetare si qendra financiare e Shangait.

Rritja ishte 10 mm më e lartë se në vitin 2021, kur u arrit rekordi i mëparshëm. Temperatura e ujërave bregdetare të Kinës është rritur ndjeshëm për shkak të ngrohjes globale dhe rritja e nivelit të detit është përshpejtuar, tha Wang Hua, kreu i departamentit të parashikimit dhe monitorimit detar në ministri.

Në vitin 2022, nivelet e bregdetit të Kinës ishin 94 milimetra më të larta se normalja, e përcaktuar si mesatare gjatë periudhës 1993-2011, duke e bërë atë më të lartën që nga fillimi i regjistrimeve në 1980, tha një zyrtar në Ministrinë e Burimeve Natyrore.

Bregdeti kinez është shtëpia e metropoleve të rëndësishme duke përfshirë Shangain, qytetin më të zhvilluar dhe më të pasur të vendit, si dhe qytetin port të Tianjin dhe qendrën e teknologjisë Shenzhen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit