Rritje alarmante e rasteve me Covid-19, aeroporti i Prishtinës anulon sot fluturimet

Rritje alarmante e rasteve me Covid-19, aeroporti…

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se të gjitha fluturimet e ditës së sotme (15 qershor 2020) janë anuluar.

Ashtu si shumë vende edhe Kosova nisi lehtësimin e masave, gjë që ka sjellë një rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19. Shifrat negative kanë bërë që të anulohen fluturimet. Ndërsa IKSHPK ka rekomanduar mbylljen e sektorëve ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërkohë që mbajtja e maskave është e detyrueshme.

Ne 3 ditët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 160 raste të infektuar me COVID-19. Ndërsa në dy ditët e fundit, 2 persona kanë humbur jetën.

“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa mbajtja e maskave mbetet obligative!”, -thuhet në njoftimin e IKSHPK.

IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ulin vigjilencën dhe të vazhdojnë të mbajnë distancim fizik, si dhe të përdorin maska në vendet publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit