Rritje e frikshme e numrit të aksidenteve, 57% në dy muajt e parë të vitit

Rritje e frikshme e numrit të aksidenteve,…

Ky vit ka nisur me një numër të lartë aksidentesh.

Muaji Shkurt i këtij viti ka numëruar 108 aksidente rrugore duke lënë në total 149 persona të vdekur e të plagosur. Sipas INSTAT grupmosha më problematike është  nga 45-59 vjeç.

Në 78.7% e rasteve aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Dita kur janë kryer më tepër aksidente, sipas INSTAT është dita e premte me 18.5% dhe dita me numrin më të ulët të aksidenteve ka qenë të Martën.  

Krahasuar me muajin Shkurt të vitit të kaluar, numri i aksidenteve është 22.7% më i lartë.  

INSTAT thekson se harku kohor gjatë së cilit kanë ndodhur aksidentet është 08:00 12 :00, duke zënë 25% të numrit të aksidenteve në total.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit