Rritje e rasteve/ Kosova rikthen masat e reja ndaj COVID-19

Rritje e rasteve/ Kosova rikthen masat e…

Kosova rikthen masat e reja në kuadër të luftimit të koronavirusit, duke u vendosur sërish ora policore.

Masat e reja u prezantuan nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se që në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet sonte do të vendoset që në qytetet ku ka numër të madh të personave të infektuar do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja.

Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka treguar se do t’i takojë kryetarët e komunave, që të krijojnë shtabet.

Sa i përket funksionimit të gastronomisë dhe restoranteve, Hoti ka thënë se nga sonte të gjitha lokalet e gastronomisë do të jenë të mbyllura nda ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit