Rrjedh gazi në ‘Kolegjin Qatar’, 4 prej nxënësve përfundojnë në spital

Rrjedh gazi në ‘Kolegjin Qatar’, 4 prej…

Një shkollë jo publike në ‘Don Bosko’ në Tiranë pësoi rrjedhje gazi ditën e sotme e për pasojë katër nxënës kanë përfunduar në spital. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se shkolla është ajo e vajzave ‘Albanian Qatar College’, ose ndryshe Kolegji i Katarit. Pas rrjedhjes së gazit nuk ka pasur flakë brenda godinës së shkollës.

Ndërkohë nxënësit të cilët u helmuan nga rrjedhja janë me të vjella dhe me temperatura e për këtë shkak kanë përfunduar në spital.

4 nxënëset janë dërguar te spitali i Traumës fillimisht për kujdes të shpejtë. Një prej tyre është dërguar në QSUT, ndërsa 3 të tjerë kanë marrë mjekim në Spitalin e Traumës dhe janë në gjendje me të mirë. Nxënësja e dërguar në QSUT ka pasur nevojë për kujdes më të specializuar por gjendet në kushte të mira. Ka raportime se edhe tri nxënëse do të dërgohen në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e situatës.

/dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit