Rrjedhja e gazit/ Villnin dhe ishin në gjendje të fikëti, 6 nxënës të shkollës private në Tiranë helmohen

Rrjedhja e gazit/ Villnin dhe ishin në…

6 nxënës të një shkolle private në “Don Bosko” kanë përfunduar në Urgjencën e pediatrisë pasi janë helmuar nga rrjedhja e gazit në shkollën e tyre.

Sipas Policisë, gazi përdorej për ngrohje në këtë objekt arsimor. Ndërkohë, nga dëshimtë e shokëve të nxënësve të helmuar, mësohet se ata nuk janë lajmëruar për rrjedhje gazi, por u është thënë të dilnin nga mësimi dhe të shkonin në kafe.

Për shkak se përhapja e gazit në ambient ishte e lartë, 6 nxënës të shkollës kanë nisur të villnin dhe të humbnin ndjenjat. Menjëherë drejtuesit kanë njoftuar spitalin dhe disa ambulanca kanë shkuar në vendngjarje./newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit