“Rrjedhja” e tezës së anglishtes në rrjetet sociale

“Rrjedhja” e tezës së anglishtes në rrjetet…

Edhe pse provimi i zhvilluar i maturantëve në lëndën e Gjuhës Angleze, ishte nën masa strikte sigurie, 30 minuta pas nisjes së provimit, në rrjete sociale është publikuar teza e tij.

Teza e gjuhës së huaj është publikuar në të dyja variantet në rrjetet sociale nga portali ‘Studentët Denoncojnë’.

Duket se nxënësit kanë mundur të marrin telefonin celular me vete në provim pavarësisht kontrolleve të rrepta, histori kjo e përsëritur edhe nga vitet e kaluara.

Për këtë ka reaguar edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, duke e quajtur një akt të shëmtuar dhe siguron se provimi po zhvillohet në standarde të larta, duke krijuar çdo mundësi për maturantët që të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre të përfituara gjatë shkollës së mesme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit