Rrjedhje gazi në kolegjin privat, dëshmia e nxënëses: Na mbajtën 3 orë në klasë!

Rrjedhje gazi në kolegjin privat, dëshmia e…

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në një shkollë private në zonën e Don Boskos në Tiranë, “Albanian Qatar College”, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit u helmuan disa nxënës.

Njëra prej vajzave është shprehur se e kanë ndjerë erën e keqe të gazit që në orën e parë të mësimit, por i kanë detyruar që të qëndrojnë në klasë për 3 orë, derisa kishin filluar që të villnin. Ajo tregoi se orën e parë iu kanë thënë të hapin dritaret derisa në një moment një prej të miturave i ka rënë të fikët.

“Ngrohemi me kaldaja. Orën e parë dëgjuam era gaz. Na thanë hapni dritaret dhe mbajni hapur. Pastaj na thanë dilni jashtë, pini një kafe. Kur po dilnim jashtë pastaj shihnim nxënës duke vjellë, ndërsa një vajzë tjetër i kishtë rënë të fikët,”-tha një prej vajzave.

Lënda që ka rrjedhur nga sistemi i ngrohjes në këtë shkollë është gaz i lëngshëm propan./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit