Rrjetet sociale po pasurohen nga adoleshentët

Rrjetet sociale po pasurohen nga adoleshentët

Facebook-u, TikTok-u, Instagrami, YouTube apo SnapChat, janë futur në garë të hershme me njëra-tjetrën se kush prej tyre do të thithë më shumë përdorues. Rrjetet sociale po përdorin çdo risi të mundhsme, çdo algoritëm apo çdo ide inovative, për ta bërë lundrimin në to sa më tërheqës për përdoruesit. E në këtë luftë, shënjestra kryesore janë të rinjtë, adoleshentët, aty ku veç shtimit të përdoruesëve, shtohen edhe fitimet nga reklamat që rrjetet sociale përdorin.

Sipas një studimi, kompanitë e mediave sociale si Instagram dhe TikTok realizuan mbi 11 miliardë dollarë të ardhura nga reklamat në SHBA nga adoleshentët vitin e kaluar. Studiuesit shqyrtuan numrin e përdoruesve nën 18 vjeç në Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok, X (ish-Twitter) dhe YouTube në vitin 2022, i cili bazohej në të dhënat e popullsisë nga censusi në SHBA. Sipas studimit të Harvardit, YouTube ka nxjerrë të ardhurat më të mëdha nga reklamat nga përdoruesit 12 vjeç e poshtë (866.8 milionë euro), i ndjekur nga Instagram (724 milionë euro) dhe Facebook (123.9 milionë euro).

Instagram, ndërkohë, fitoi të ardhurat më të mëdha nga reklamat nga përdoruesit e moshës 13-17 vjeç (3.6 miliardë euro), i ndjekur nga TikTok (1.8 miliardë euro) dhe YouTube (1.08 miliardë euro). Studiuesit vlerësojnë gjithashtu se Snapchat nxori pjesën më të madhe të të ardhurave të përgjithshme të reklamave në vitin 2022 nga përdoruesit nën 18 vjeç (41 përqind), i ndjekur nga TikTok (35 përqind), YouTube (27 përqind) dhe Instagram (16 përqind).

“Ndërsa shqetësimet për shëndetin mendor të të rinjve rriten, gjithnjë e më shumë politikëbërës po përpiqen të prezantojnë legjislacionin për të kufizuar praktikat e platformës së mediave sociale që mund të nxisin depresionin, ankthin dhe ushqimin e çrregullt tek të rinjtë,” tha Bryn Austin, një profesor i shkencave sociale dhe të sjelljes. në Harvard dhe autor i lartë i studimit.

Ky fenomen i lundrimit pafundësisht në rrjete sociale ka përfshirë edhe shumicën e adoleshentëve në Shqipëri. Të rinjtë kalojnë shumë kohë të çuar dëm duke u hutuar pas rrjeteve sociale. Ata po mësojnë më pak, kjo vërtetuar edhe nga matjet testit PISA, dhe po krijojnë më shumë konflikte me njëri-tjetrin virtualisht. Shpesh adoleshentët kanë guximin të hyjnë drejtëpërdrejt (live) në TikTok gjatë orës së mësimit, duke mos pasur asnjë interes për dijen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit