Rrjeti i Call-Center i Olsi Ramës dhe Amant Josifit/ Prangosen punonjësit e thjeshtë

Rrjeti i Call-Center i Olsi Ramës dhe…

Disa ditë më parë Policia e Shtetit arrestoi 3 menaxherë të “Call Center” në Tiranë. Këto arrestime erdhën pas kërkesës së drejtësisë gjermane, holandeze, belge e italiane, drejtuar SPAK-ut më 20 tetor 2021.

Sipas tyre, këto Call Center janë filiale të kompanisë mafioze “Milton Group”, me rezidenca në Qipro, Ukrainë, Rusi e Gjeorgji, ndërsa drejtues të këtij rrjeti në Shqipëri, janë Olsi Rama dhe Amant Josifi, këshilltar i ministres Olta Xhaçka.

Edhe pse Rama dhe Josifi janë në krye të këtij rrjeti SPAK refuzon ti prekë këta të fundit. Sipas provave të dërguara nga këto qeveri vëllai i kryeministri Edi Rama dhe këshilltari i ministreshës Olta Xhacka, janë pronarët e firmave Call-Center e Forex “CTA Group”, “APA Liiasion Sh.p.k”, “MIZU Sh.p.k” e “Ever PLUS shpk” në Shqipëri.

Gjatë ivestigimit të gazetës suedeze “Dagens Nyhter” është vërtetuar se rrjeti i Call Center të Osi Ramës e Amant Josifit, është i lidhur nëpërmjet firmës së tele-marketingut “Pegasus Communications”, ku ortak sërish është Olsi Rama.

Këto të fundit gjatë viteve 2018-2021 kanë krijuar 18 filiale fantazma Call Center në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit