Rrogozhinë/ Përplasen tre makina, vdes një prej shoferëve

Rrogozhinë/ Përplasen tre makina, vdes një prej…

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor ku janë përfshirë tre makina.

Sipas burimeve nga vendngjarja, bëhet me dije se nga përplasja e fortë ka ndërruar jetë në vendngjarje një prej shoferëve, shtetasi me inicialet T.M 54 vjeç. Ndërkohë, 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi i hetimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit