Rruga “copë-copë”, të sëmurët transportohen me barrelë në Librazhd

Rruga “copë-copë”, të sëmurët transportohen me barrelë…

Fshati Sopot në Librazhd po përballet me largime masive familjesh. Marrë shkas nga një situatë e tillë edhe autoritetet “harrojnë” të hedhin sytë nga të moshuarit e pakët që kanë mbetur aty. Në momentin që ato sëmuren, të tjerë banorë janë të detyruar t’i transportojnë me barrela për në spital. Një veprim të tillë jua ka mundësuar mungesa e infrastrukturës rrugore.

Hasan Blloshmi është një prej banorëve të kësaj zone. Ai kishte shkuar në spitalin rajonal të Librazhdit, për mjekim, pasi në fshat ka edhe mungesë të qendrës shëndetësore.

Erdha për të marre mjekim në spital në Librazhd. Por kemi shumë të këqija. 8 km nga vendi i quajtur Soponjë s’kemi rrugë. Të sëmurët shumë raste i kemi nxjerr me barrelë. Nuk vjen asnjë ambulancë. Isha me Covid.

Kam ardhur me kalë deri në Soponjë. Ka ardhur vëllai nga Kreta për të më çuar në spital. Erdha me makinën e  vëllait me barrelë. Ambulanca duhet të bëjë 8 km në këmbë me barrelë”, shprehet ai.

Fshati sipas tij, nuk e njëeh fare prezencën e një mjeku. “Mjeku i familje është një fshat tjetër. Infermieri ka qenë njëherë para dy vjetësh. Ose do vij në këmbë. Një rrugë që ka bërë bashkia futen vetëm tanket”. 

Hasan Blloshmi apelon shtetin të ndërhyjë për zgjidhjen e problemeve të fshtatit të tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit