Rruga e Arbërit u inaugurua me bujë nga Rama, çahet asfalti i shtruar nga “Gjoka Konstruksion”

Rruga e Arbërit u inaugurua me bujë…

Kanë kaluar dy javë nga inaugurimi i rrugës së Arbërit dhe disa pjesë të këtij aksi kanë nisur të shkatërrohen. Projekti i rëndësishëm për dibranët, që shkurton distancën midis Tiranës dhe Dibrës, ka nisur të ketë probleme, teksa qytetarët që përdorin këtë aks ndihen të shqetësuar nga prishja e disa pjesëve të kësaj rruge.

E ndonëse ky lot është përfunduar si trase që në vitin 2012, ai nuk është vënë kurrë në funksion, ndërsa tashmë ka nisur të përbëj rrezik për banorët. Kujtojmë se në ditën e dytë pas hapjes, një masiv i madh shkëmbor ka rënë në trasenë e fshatit Plan i Bardhë duke e bllokuar totalisht atë.

Rruga e Arbërit u inaugurua në 29 nëntor. Me këngë, valle dhe daulle, Rama bashkë me Ballukun ‘zbarkuan’ në Dibër, ndërsa hapën zyrtarisht kalimin në këtë rrugë, e cila edhe pse ka pak që është hapur për qarkullim , ka regjistruar aksidente.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit